Ilaçi i ri për kancerin e gjirit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Njëra ndër format më të shpeshta të kancerit, i cili po bën kërdi në botë është kanceri i gjirit, ndërkaq tani jemi në prag të prodhimit të ilaçit, i cili mund ta shkatërrojë.

Universiteti Duke i Karolinës Veriore, në bashkëpunim me mikrobiologët e shtetit Ohajo, ka bërë hulumtimin në minj duke injektuar ilaçin e ri kundër kancerit dhe duke e krahasuar me jetën e tyre me minjtë e sëmurë, të cilët janë shëruar me ilaçet standarde kundër kësaj sëmundjeje.

Jeta e minjve, të cilëve nëpërmjet injektimeve u janë dhënë “Fasnall”, siç e kanë quajtur ilaçin autorët e studimit, ka zgjatur edhe 63 ditë nga intervenimi, gjë që është dyfish më gjatë se ai i grupit të dytë të minjve laboratorikë, transmeton Telegrafi.

Është konstatuar që ilaçi i ri kundër kanceritgjirit ndërpret shumëzimin e qelizave të kancerit dhe kështu pengon përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Te disa minj është konstatuar që ilaçi madje mbyt qelizat e përfshira me karcinom. Në të vërtetë, pas tri javësh nga trajtimi i minjve me “Fasnall”, vëllimi i indeve të sëmura është zvogëluar për dy të tretat, gjë që është sukses i jashtëzakonshëm.

Në kombinim me kimioterapinë, ky ilaç çon në mundësinë e shkatërrimit të kanceritgjirit, mirëpo tani për tani është konstatuar vetëm zvogëlimi shumë i shpejtë i tumorit.
Së shpejti ky ilaç do të aplikohet edhe në njerëz, gjë që do të nënkuptojë një lëvizje të madhe në mjekësi dhe në shërimin e kanceritgjirit./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}