Ilaçi natyral që lufton dhimbjen e dhëmbëve
Dhimbje e dhëmbit është një plagë e madhe që shpesh bëhet e padurueshme dhe nuk për këtë ju duhet të gjeni mënyra të ndryshme për të eleminuar apo parandaluar këtë problem.

Ekzistojnë receta të ndryshme që ju ndihmojnë të eleminoni dhimbjet, për këtë mjafto që ju të provoni një recetë me gjethe nenexhiku dhe piper të zi për të zbutur dhimbjen e dhëmbit.

Për përgatitjen e këtij ilaçi ju nevojitet një grusht gjethe nenexhik dhe një lugë çaji piper i zi (pluhur). Në fillim vendosni gjethet e nenexhikut në një enë qelqi. Pastaj shtypini ato deri sa të bëhen pure. Shtoni më pas piperin e zi. Mund të përdorni edhe mikserin për të realizuar përzierjen. Në fund me këtë masë masazhoni dhëmbin që ju dhëmb për 5 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori