Basha u shpall kryetar i Partisë Demokratike, Bardhi: Çfarë surprize…

Lulzim Basha u rikonfirmua sot kryetar i Partisë Demokratike.

Ai u shpall fitues me 16.196 vota, duke u zgjedhur në këtë mënyrë për herë të katërt në krye të PD-së, kundrejt 1650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani.

Pas shpalljes së rezultatit të numërimit të votave ka reaguar sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili i përket grupimit që shfuqizoi zgjehdjet në PD me anë të Këshillit Kombëtar të enjten.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter me tone ironike Bardhi shkruan: “Çfarë surprize. Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbetit të Mbretërisë së Bashkuar”. P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”


Shtuar 29.07.2023 21:22