Ilaç ideal kundër plakjes
Plakja është një fenomen i pashmangshëm që vjen me kalimin e viteve. Shumë njerëz përpiqen që ta shmangin sa më shumë këtë fakt duke bërë të mundur dhe përdorimin e ilaçeve të ndryshme që ndihmojnë për një gjë të tillë.

Kohët e fundit po testohet një ilaç i cili besohet se është i pari kundër plakjes, duke shpresuar se do të shmagë sëmundjet e Alzhaimerit apo Parkinsonit.

Shkencëtarët mendojnë se tashmë është e mundur që njerëzit të rriten në mënyrë më të ngadalshme dhe të jetojnë në shëndet të plotë deri në moshën 120 vjeç.

Edhe pse mund të duket si një trillim shkencor, studiuesit kanë provuar se ilaçi i diabetit, metformina, zgjat jetën e kafshëve, dhe tashmë Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve ka dhënë dritën jeshile për të parë nëse do të ketë njëjtin efekt tek njerëzit.

Nëse rezulton i suksesshëm do të thotë që një person tek të 70-tat do të jetë biologjikisht i shëndetshëm si një 50-vjeçar. Kjo mund të shoqërohet me një epokë të re të ‘geroscience’, ku doktorët nuk do të merren më me luftën kundër kancerit, apo diabetit e dementias, por do të trajtojnë mekanizmin e plakjes. /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2015, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori