“Jo çdo e keqe vjen për keq” thotë një shprehje e urtë. Një ditë pasi 10 nga 18 punonjësit e “
Smart Teknolloxhis” mësuan se nuk do të ishin më pjesë e kompanisë në Otaua të Kanadasë, fati krejt papritur i bëri një surprizë.
Fituan llotarinë prej 7 milionë dollarësh kanadez dhe secilit i takonte një shumë prej 400 mijë dollarësh.
Kompania njoftoi shkarkimin e 200 prej punëtorëve të saj. Fituesi i llotarisë, Kolin Willard që kishte punuar për shtatë vjet për “
Smart Teknolloxhis” u shpreh i befasuar nga
fitorja.
“Po shikoja
numrat dhe pyeta dike të vinte dhe t’i shikonte sepse nuk isha i sigurt nëse po i lexoja siç duhet. I kisha fituar të gjithë
numrat dhe nisa të dridhesha i tëri”, deklaroi Willard.
Megjithëse fituesit u shprehën realistë se shuma prej 400 mijë dollarësh nuk të bën të pasur, kjo histori do të mbetet mend gjatë sepse
fitorja erdhi në një moment të vështirë. /tch/
Shtuar më 12/08/2011,
ora 15:34