I keni problem thinjat? Në 2015 vjen zgjidhja!
Dikujt thinjat veçse i kanë shtuar sharmin si p.sh. Riçard Gir apo Xhorxh Klunit. Ka të tjerë që kanë shpërthyer në lot sapo kanë parë fijen e parë, si Viktoria Bekam. Pa folur pastaj për pjesën tjetër që shpenzojnë shifra hiperbolike çdo vit për të fshehur shenjat që lënë mbi flokë vitet që kalojnë. Por tashmë nga laboratorët e L’Oreal vjen një lajm i cili ka shumë mundësi të mos u pëlqejë parukierëve: zbulimi i një ekstrakti të një fruti, i cili siguron mbajtjen e ngjyrës natyrale të flokëve, pavarësisht viteve që kalojnë. Preparati parashikohet të hidhet në treg në vitin 2015.

Thinjat

Flokët tona humbasin ngjyrën në mënyrë progresive me kalimin e viteve, si pasojë e rënies së melanociteve, qeliza të melaninës (pigmenti që karakterizon ngjyrën e lëkurës, prodhimi i të cilit stimulohet nga drita e diellit).

Melanocitet janë të vendosura në folikulën e fijes dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave të para është rreth të 30-ave dhe tregon nisjen e reduktimit të aktivitetit të melanociteve. Sipas studiuesve francezë, disa prej qelizave që sekretojnë melaninën nuk shkatërrohen përfundimisht nga plakja, por hyjnë në një fazë letargjie, d.m.th. nuk kryejnë më funksionin e tyre. Sipas studiuesve francezë, riaktivizimi i tyre ndalon procesin e zbardhjes së flokëve.


Studimi

Studimi i financuar nga L’Oreal ka monitoruar 13 mijë vullnetarë të moshës 35-60 vjeç për 8 vjet rresht, kohë gjatë së cilës shumë prej tyre i kanë parë flokët e tyre të bien apo të bëhen të bardha. Funksioni i ekstraktit të frutit, emrin e të cilit L’Oreal e mban sekret, është ai i kthimit në punë të melanociteve. Sipas studiuesve, efekti ideal arrihet nëse preparati merret para se flokët të nisin të thinjen, pasi nuk dihet me siguri nëse ai do të funksionojë pasi procesi i zbardhjes ka nisur.
Shtuar më 05/10/2011, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori