Programet e humbjes së peshës shpeshherë janë fokusuar në zvogëlimin e sasive të
karbohidrateve që i
konsumoni, e kjo është paksa e vështirë për adhuruesit e
karbohidrateve.
Por ekziston një mënyrë për të humbur peshë dhe njëkohësisht t’i shijoni këto karbohidrate, dhe kjo mënyrë përfshin patatet, transmeton Telegrafi.
Patatet e
pjekura kanë pak yndyrë dhe pak kalori, ndërsa janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe vitaminës B6.
Sidoqoftë, shumë pak njerëz nuk i hanë ato të
pjekura, por i preferojnë të fërguara dhe të zhytura në salca të ndryshme.
Ngrënia e patateve të
pjekura është mënyra se si ato funksionojnë për humbje të peshës.
E mira tjetër e patateve është se ju ngopin për një kohë më të gjatë, që do të thotë se do të hani më rrallë dhe do të
konsumoni më pak kalori.
Shtuar më 09/01/2018,
ora 23:14