Pronarët e bizneseve dhe banesave në ankth, riaktivizohet zjarri në masivin pyjor në dalje të Lezhës (VIDEO)

Zjarri në masivin pyjor na dalje të qytetit të Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër, është riaktivizuar.

Tashmë, flakët e mëdha u janë afruar bizneseve dhe banesave të zonës.

Në terren ndodhen forca të zjarrfikëses dhe struktura të tjera vendore, por nuk po arrijnë dot të vënë nën kontroll flakët./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 10:47