Rrëzohet kamioni në “Kuzum Baba”, bie në gropat e hapura nga punimet

Vlorë– Një kamion është rrëzuar në zonën e Kuzum Babasë.

Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën “Xhemil Bej Vlora” dhe si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen ka rënë në një prej gropave të shumta.

Mjeti është batuar duke rrezikuar të përmbyset.

Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet ndërkohë për nxjerrjen e kamionit prej andej./Albeu.com.


Shtuar 5.03.2023 13:16