Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Hudhra mbron zemrën
Pëlqej
Kush do ta mendonte se hudhra në vetvete është një ilaç i shkëlqyer për organizmin tonë. Vaji i saj, padyshim që mbron organizmin tonë, e ndërsa mbron mësë shumti zemrën. Vlerat e tij janë të rralla, ndaj këshillohet që të shtohet më shumë doza e vajit të hudhrës.

Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.

Lista nuk përfundon këtu pasi vaji i hudhrës është antibakterologjik. Ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Vaji i hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferuar që të merret gjatë stinës së dimrit.

Mjekët këshillojnë që vajin e hudhrës të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori