Hudhra, mbrojtësi natyral për flokët tuaja
Lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Hudhra është një produkt që përveç të gjithash na ndihmon për të pasur dhe një rikthim të flokut të humbur.

Një mënyrë për të përfituar nga efektet e hudhrës ju mund të përdorni dhe shampo që kanë përmbajtje hudhre.

Një mënyrë për të përgatitur këtë maskë me hudhra është, në fillim grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre derisa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre, më pas këtë lëng vëreni në zonat ku keni pasur rënie floku dhe bëni masazh për gti 3 minuta.

Ndërkohë lëreni për 30 minuta, më pas shpërlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Kjo është një maskë përseritet një herë në javë. /Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori