HOROSKOPI/ Si duhet të lyeni shtëpinë sipas shenjës
Pëlqej
Shtëpia është strehëza juaj e shenjtë, aty ku duhet të ndiheni të lumtur, plot energji dhe në paqe. Kush më mirë se ngjyrat e kanë forcën t’jua mundësojnë diçka të tillë.

Në bazë të shenjës suaj përkatëse zbuloni se në cilën ngjyrë duhet ta lyeni dhomën tani e tutje.

Për Dashin sugjerohen ngjyra të ndritshme dhe energjike, veçanërisht e kuqja e shegës, pasi është ngjyra e sundimtarit të tij planetar, Marsit. Muret në ngjyrë të kuqe në vishnje do ta bëjnë shenjën në fjalë të ndihet në habitatin e saj.

Një alternativë tjetër është edhe portokallija.

Demit ndërkohë i duhet një dhomë e lyer apo mobiluar me objekte në ngjyrë bari. Jeshilja e ngrohtë do ta mbajë të lidhur me tokën dhe do të frymëzojë shpirtin e tij arstistik.

Në rast se nuk ju pëlqeu sugjerimi i parë, si thoni për një rozë në lejla?

Binjakët, kjo shenjë energjike kërkon një ambjent të ndriçuar, të pastër dhe elegant, ndaj e bardha është perfektja.

Megjithëse edhe një kombinim ngjyrash s’do ishte keq: blu, portokalli, e verdhë, një mozaik i vërtetë!



Për Gaforren sugjerohen ngjyra sa më të lehta: e bardhë, rozë e çelët, bojë qielli, me pak fjalë ngjyra që i përngjasojnë reflektimit të hënës.



Një tjetër ngjyrë që e qetëson por nga ana tjetër e mbush plot energji pozitive një Gaforre është ngjyra lejla pastel.



Meqë Luani është shenjë e zjarrit, kush më mirë se nuancat e flakëve apo e krifës së luanit do ta përfaqësonin qenien e tij. Portokallia e ndezur do ta mbushë një Luan plot me pozitivitet për jetën.

Lejlaja e errët po ashtu.

Një Virgjëreshe i duhet një dhomë në ngjyrë gështenje, ngjyrë kjo që do t’i falë qetësi dhe mundësi për të menduar.

Bluja e akullt ka të njëjtën veti gjithashtu.

Peshoret dashurojnë ngjyra të rafinuara dhe kuptimplota, ndaj roza e shampanjës do t’i dhurojë ndjeshmëri çdo dhome duke treguar elegancë, veçanërisht në mure.

E gjelbra e errët po ashtu.

Si një shenjë pasionanate, me emocione të thella dhe misterioze, Akrepit i duhet një ndërthurje midis të zezës dhe vishjes, ku kjo e fundit preferohet të jetë më dominante.

Për të shtuar më shumë pasionin nxiton për t’ju ardhur në ndihmë edhe roza e ndezur.

Lejlaja e kumbullës është bërë posaçërisht për një Shigjetar. Ajo i rri fare mirë për shtat mendësive dhe karakterit aventurier të tij.

Përpos saj, e verdha e limonit është një tjetër ngjyrë plot dritë dhe gëzim.

Një Bricjapi i duhet një dhomë e qetë, që e frymëzon dhe për këtë i duhet ngjyra gri e çelët. Dhomën mund ta dekorojë me libra, lule apo piktura të shumta.

Bluja e errët në gri gjithashtu.

Një Ujor ndërkohë kërkon një dhomë, në të cilën mbizotëron bluja e hapur.

Ose grija e errët.

Si një shenjë romantike, e paqtë dhe romantike Peshqve u përshtatet një dhomë në ngjyrë gurkali.

Për t’i çliruar nga stresi si dhe për të ngacmuar fantazinë e tyre, bluja në lejla është një tjetër opsion i mirë.
Shtuar më 09/12/2018, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori