Sherr banal në Thumanë, vëllezërit bëjnë për spital 41-vjeçarin, e goditën me çekiç

Dy vëllezër janë konfliktuar me një 41-vjeçar në Thumanë. Sherri ka degraduar deri në përdorimin e dhunës.

Mësohet se dy vëllezërit kanë goditur me çekiç 41-vjeçarin. Për rrjedhoje njëri prej dy vëllezërve është arrestuar, tjetri është në kërkim.

41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë

Krujë

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Krujë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta.

Goditën me send të fortë (çekiç), një shtetas, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/