Ju ka ndodhur ndonjëherë t’i
keni rrëfyer një
sekret një shoku ose shoqeje dhe të nesërmen ta kenë mësuar të gjithë?
Me siguri i
keni thënë vetes që kjo është hera e fundit që ndani diçka personale me të tjerët, dhe se pas kësaj nuk do i besoni më
askujt, por ja që
keni rënë sërish në të njëjtin kurth.
Për të ruajtur një
sekret nuk mjafton vetëm një gojë e
kyçur, por mbi të gjitha një shenjë horoskopi që dëshiron ta mbajë të
kyçur. Living ju njeh me shenjat më të rezervuara të horoskopit që nuk çojnë fjalë lart-poshtë dhe mbajnë sekretin deri në varr.
1. Demi: Nëse ka një shenjë që e njeh rëndësinë e ruajtjes së një sekreti, ai është Demi. Nëse
keni nevojë për dikë që t’iu mbështesë e t’Ju dëgjojë, flisni me një Dem. Ata janë thuajse si agjentë
sekretë dhe prej tyre nuk mund të zbulosh asgjë.
2. Akrepi: Në qoftë se i tregoni një
sekret një Akrepi dhe i thoni të mos i thotë
askujt tjetër, jini të sigurtë që nuk do t’ju lërë në baltë. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë të rezervuar dhe të besueshëm. Ajo që flitet mes jush dhe tyre ngelët po aty.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 15:35