Përndiqte një grua, arrestohet 27-vjeçarja në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 27-vjeçare ditën e sotme, pasi ishte denoncuar nga një grua për përndjekje.

Sipas informacioneve një grua ka bërë denoncimin në polici, ku ka theksuar se përndiqet vazhdimisht ng 27-vjeçarja Z.S.

Pas marrjes së denoncimit uniformat blu të Krujës bënë arrestimin e 27-vjeçares.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.


Shtuar 30.06.2023 16:26