HOROSKOPI/ Kjo shenjë të ketë kujdes me shpenzimet, por pa bërë koprracin
Dashi
Një ditë që fillon disi me plogështi e ku nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, nuk mund të quhet e mirë, por ama as negative jo. Në planin sentimental më të gjallë.

Demi
Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët
Sot aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja
Që në fillim pritet që dita sotme të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që shfaqin pengesa.

Luani
Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

Virgjëresha
Me fillimin e javës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që shtë melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

Peshorja
Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi
Saturni, deri diku edhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi
Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësish në ditët e shkuara.përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori
Me pak përpjekje më shumë mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçoze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Mirë shëndeti.

Peshqit
Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja . Kujdes me shpenzimet por pa bërë koprracin.
Shtuar më 30/11/2020, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori