Kaloi një vit të vështirë, Fjoralba Ponari i bën dedikimin e zemrës partnerit: Ti ma bërë të thjeshtë (FOTO LAJM)

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba e mban shumë private lidhjen e saj dhe shumë rradhë herë poston foto me të dashurin e saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar në Instagram një foto të dorës së saj dhe të tij të kapura fort me njëra-tjetrën dhe ka shkruar se si ka qenë ky vit për të.

“2022 ishte një vit i vështirë, por ishte më e lehtë me ty pranë. Të dua!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)