Berisha: Në betejën me pandeminë dolëm të humbur sepse qeveria kishte qëllime ogurzeze si të tmerrojë qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha në një  takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë në selinë blu

Berisha u ndal te problematike e korrupsionit, për të cilin tha se sipas raportit të KLSH në 9 muaj e parë të vitit janë vjedhur 122 miliardë lekë.

“KLSH konstaton që në 9 muajt e parë të këtij viti u vodhën 122 miliardë lekë. U vodhën e u shpërdoruan më shumë se 30% se fondi i pagave në republikës. Po sigurisht, nëse ndërton shkolla me 6 fishin e çmimit, ndërkohë kur shkolla ka standard manual dhe mund të ndëtuesit dhe me paratë e donatorëve. Nëse ndërton një nënkalim me 3.2 milionë euro. Kur e shndërron administratën në makineri vjedhjeje. Ju mund të thoni si mund të vidhen? Kjo është historia e minjve të tregimit të Dino Buzatit. Nëse ti je në krye dhe vjedh, cdo kush mbrapa shkon në atë linjë. Kjo është arsyeja pse të gjithë ikin. Po bëhet plaçiktje e fondeve, buxhetit dhe pasurive publike. Duhet të shënojmë një kthesë”, tha Berisha.

Kreu demokrat u ndal dhe te problematikat në sistemin shëndetësor, ndërsa thekoi disa pika sesi mund të rregullohet situata. Gjithashtu u ndal te pandemia, duke thënë se sistemi shëndetësor i vendit tonë dështoi në përballimin e situatës jo për shkak të mungesës së mjekëve, por për shkak të mungesës së organizimit.

“Tirana një nga 10 qytete me shërbimin shëndetësor më të dobët në botë. Në duam një program i cili të shënojë një kthesë rrënjësore, se pari ndaj punonjësit të shëndetësisë. Nuk kemi askurrkund ku ta fillojmë detyrimisht me këtë. Ne duam të hartojmë një program i cili të vendosë dhe të rivendosë në sistemin tonë standardet më të mira gjithmonë në interes të sëmurit. Duam një sistem u cili të konkurrojë me aftësinë, të konkurrojë me ekipin, të konkurrojë me infrastrukturën. Ku jemi ne? Ne pësuam një periudhë shumë të vështirë me epideminë. Në këtë betejë, oficerë e ushtarë nuk kishim. Askush nuk doli më i mundur nga kjo betejë në Europë sesa ne Shqiptarët. Dhe kjo sepse nuk kishim mjekë të aftë, por ne kishim një organizim që kishte qëllim ogurzi, sesi të mashtronte sesi të terrorizonte qytetarët, dhe jo sesi të shërbente. Vetëm të marrim shembullin e RMV dhe Kosovës që minimumi kishim 2.2 herë më shumë shtretër sesa ne. Gjithçka për shkak të organizmit.”, tha Berisha.


Shtuar 19.12.2022 17:59