Dedikimi i Tolgahan për Almedën: Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një lule nga parajsa (VIDEO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar. Ish missi dhe aktori turk janë tashmë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe vajze. Së fundmi, të ftuar tek “Zemër Luana” nuk i kanë kursyer deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin.

Tolgahan ishte ai që na çuditi me dedikimin e tij ndaj Almedës.

Ai ia shprehu dashurinë në shqip, por edhe me një shprehje shumë të bukur turke për vajzat shqiptare.

“Zemër! Shpirti im! Zemra ime!”, -tha Tolga në shqip, duke shtuar më tej turqisht: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”, -përfundoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Aktori shprehu dëshirën për një fëmijë të tretë, ndërsa bukuroshja shqiptare tha se ajo e ka mbyllur me kaq. Ndërsa për marrëdhëniet me kolegët, Tolgahan u pyet për aktoren Hande Erçel, për të cilën tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”.