Rama në Londër: Do të krijohet “Task Force” e përbashkët për të drejtat e punëtorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot në Londër për një vizitë zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se do të krijohet një “Task Force” e përbashkër për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.

Rama: Londër – Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimi.

Gjatë pasdites, Rama pritet të takohet me  kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe fokusi i diskutimeve të tyre do të jetë çështja e emigrantëve të paligjshëm

Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak, mësohet se do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar./Albeu.com/


Shtuar 23.03.2023 11:51