VIDEO/ Fitoi zgjedhjet në Turqi, Erdogani ia merr këngës

Recep Tajip Erdogan u konfirmua dje president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Pas shpalljes së fitores, Erdogani ka kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. Video po bën xhiron e rrjetit.

Mbështetësit e Rexhep Tajip Erdogan festuan gjatë natës pasi presidenti për një kohë të gjatë i Turqisë siguroi pesë vjet të tjerë në pushtet.

Në fjalën e tij pas shpalljes së fitores, Erdogani  falenderoi të gjithe ata që e votuan.

“Sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra. Ne përjetuam një festë të demokracisë. Ju dolët në zgjedhje dhe duke pasur parasysh të ardhmen e fëmijëve tuaj shprehët vullnetin tuaj. Ju faleminderit të gjithëve”./albeu.com/ 

 


Shtuar 29.05.2023 10:38