Nga fusha e futbollit, në fronin e mbretit, mbrojtësi spanjoll pranë kurorëzimit në Indonezi

Jordi Amat ka lindur në Spanjë 30 vjet më parë. Atje ai luajti për Espanyol, Rayo Vallecano dhe Betis, duke luajtur në atë vend në të gjitha kategoritë e të rinjve. Si i rritur ka luajtur edhe në Premier League (Swansea) dhe në ligën belge (Eupen).

Verën e kaluar ai u nis për në Malajzi dhe aktualisht është në përbërje të skuadrës Johor, pasi edhe prejardhja e tij është Indonezia. Prandaj, nëntorin e kaluar, ai mori shtetësinë e atij vendi dhe u thirr për të përfaqësuar kombëtaren e tij.

“Gjyshja ime më tha, se isha princi i kurorës së një rajoni në Indonezi dhe po pres dokumentet që të mund të vërtetoj titullin”,- tha ai për gazetën spanjolle Marca.

Në fakt, stërgjyshi i qendërmbrojtësit ishte Rajá de Siau, mbreti në një nga ishujt në arkipelagun indonezian, titulli i të cilit kërkohet të trashëgohet. /albeu.com