Killerat dolën huq dy herë, kush ishte objektivi i atentatit që nuk u vra dot

SPAK ka zbardhur sot dy vrasjet e mbetura në tentativë në Fier, për të cilat janë pajtuar dy vrasës me pagesë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase.

Vrasësit me pagesë janë paguar me 80 mijë euro nga Albert Pashaj për të ekzekutuar Aredin Beharin në Fier, i cili në të dyja rastet ka arritur t’i pikasë në kohë autorët, duke u shpëtuar atentateve me armë.

Dy porositësit i bënë dy herë atentat shënjestrës, një herë në vitin 2017 dhe një herë në vitin 2019.

Sot është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, porositëis i vrasjeve, Alber Pashaj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 72 datë 25.06.2023 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për Alber Pashajan i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, e kryer per interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të A. B., dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit Hanrik Hoxhaj dhe dhe Skerdi Tase.

Si u planifikua vrasja e Beharit dhe si objektivi i shpëtoi vdekjes

Pashaj ka vendosur të vrasë Beharin në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin Henrik Hoxhajn, që të kryeje vrasjen kundrejt pagesës.

Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin Skerdi Tasen me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku.

Të dy pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Tase në datën 05.11.2017.

Por vrasja nuk ndodhi pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë. Por porositësi Pashaj. nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro.

Për këtë arsye, të hetuarit Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë.

Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte Hoxhaj, duke qënë se herën e parë i hetuari Tase nuk e finalizoi me sukses.

Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës Aredin Behari krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të Hoxhajt pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov./albeu.com/