Në lidhje me Flori Mumajesin? Liberta: Kur të martohem do e marr burrin te shtëpia ime

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka folur së fundmi për martesën. E pyetur nga gazetari i “ATV”, Spahiu tha se nuk i dihet asnjëherë jetës dhe se ajo nuk ka sit ë parashikojë se kur ka në plan të martohet. Moderatorja ka shtuar se është shumë e lidhur me familjen dhe se kur të martohet, do ta marrë burrin në shtëpinë e prindërve të saj.

“E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shtëpia,”- u shpreh ajo.

Liberta është përfolur se mund të jetë në një lidhje me Flor Mumajesin. Ajo i hodhi poshtë lajmet duke shtuar se mes tyre ka vetëm miqësi, dhe pse fotot ku dukeshin mjaft të afërt, nuk kanë munguar./albeu.com