Hiqni njollat në fytyrë, përdorni mollën
Pëlqej
Pas një dite të lodhshme, shohim se fytyra jonë është e yndyrshme dhe në të shumtën e rasteve me njolla. Një maskë natyrale, na shërben për të larguar njollat kafe.

Për këtë na duhet një mollë dhe një lugë mjaltë. Merrni një mollë, hiqini lëkurën dhe grijeni imët si pure. Hidhni mollën në një tas dhe përzijeni me mjaltin. Përzieni mirë, deri sa të formohet një pastë e ngjeshur. Vendoseni maskën e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe lyeni me një krem hidratues. Këtë maskë mund ta aplikoni njëherë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori