Hiqni dorë nga tigani, kjo është metoda më e mirë për skuqjen e patateve
Skuqja e patateve me vaj ulliri dhe kripë në temperaturë të lartë në tigan ka një anë të mirë: shije e kënaqshme, por jo aq sa për të vrapuar në shtëpi për patate të skuqura. Sepse ka një problem: është e vështirë për ta mbajtur gjatë shijen e mirë, të freskët dhe krokante me këtë lloj metode.

Që patatet të jenë të pjekura mirë brenda dhe krokante jashtë, ato duhen gatuar dy herë. Mund të ketë një shpjegim shkencor për këtë, por në thelb është e njëjta ide – ajo që shpjegon pse francezët i gatuajnë patatet dy herë.

Kështu, në vend të tiganisjes në temperaturë më të ulët dhe pastaj tiganisjes në një temperaturë të lartë për t’i bërë krokante dhe në ngjyrë kafe të freskët, sekreti është që patatet më parë duhen zier në ujë të vluar me kripë, para se t’u hedhësh vaj ulliri, kripë, mustardë, piper i zi dhe t’i pjekësh në tigan.

Pasi t’i kesh zier në një enë të thellë, nxirri nga uji i nxehtë, ndaji në copa dhe futi në një tavë të qelqtë në të cilën ke hedhur më parë vaj ulliri dhe rozmarinë. Futi në furrë në temperaturën 200 gradë dhe lëri disa minuta sa të marrin ngjyrën kafe dhe të bëhen krokante. Kaq!
Shtuar më 27/07/2019, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori