Ka disa ditë të tmerrshme në të cilat lëkura është e acaruar, me puçrra dhe ka humbur butësinë, por mos i humbisni shpresat! Janë disa produkte që gjenden në kuzhinë, rezultati i të cilëve është shpëtimi ynë.
Të gjitha
maskat në vijim do t’ju ndihmojnë të
keni një fytyrë të butë, pa puçrra dhe të bardhë si bebe. Ato këshillohen të mbahen 15-20 minuta dhe të aplikohen pas dushit. Uji i ngrohtë hap poret e
lëkurës dhe
maskat kanë më efekt. Në fund, pasi t’i
keni pastruar me ujë të vakët, vendosni kremin hidratues.
Kanellë dhe mjaltë: Përzieni bashkë 2 lugë caji mjaltë dhe kanellë derisa të bëhet një masë homogjene. kjo maskë do e pastrojë
lëkurën në thellësi dhe do të
keni një pamje më të freskët.
E bardhë e vezës dhe limon: Të bardhës së vezës shtojini pak limon dhe vendoseni masën në fytyrë. Këshillohet të mbahet pak më gjatë se
maskat e tjera, sepse veza ngrin me vështirësi.
Sheqer dhe vaj ulliri: Mjafton të bëni bashkë një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë
sheqer kaf (gjendet në çdo supermarket, por në rast të kundërt mund të shtoni
sheqer normal). Kjo maskë shërben si pastrues dhe i jep butësi dhe bardhësi
lëkurës.
Sodë buke dhe limon: Pak sodë dhe disa pika lëng limoni janë zgjidhja e duhur për lëkurë të yndyrshme dhe me pika të zeza. Nëse
keni lëkurë delikate, mbajeni më pak se zakonisht.
Lëkurë bananeje,
sheqer dhe mjaltë: Pjesës së brendshme të
lëkurës së bananes shtojini mjaltë dhe
sheqer dhe më pas vendoseni në lëkurë duke bërë lëvizje rrethore të vazhdueshme. Të gjithë qelizat e vdekura do të largohen dhe lëkura do të jetë e butë dhe e pastër.
Xhel Aloe Vera dhe vaj esencial: Ndani gjethen e Aloe-s në mes dhe me ndihmën e një luge merrini xhelin. Shtoni disa pika vaj esencial sipas dëshirës suaj. Këtë maskë mund ta mbani edhe gjatë gjithë natës.
Shtuar më 18/01/2018,
ora 23:09