Hiqni dorë nga këto veshje në dasmë nëse nuk doni të lini nam
Gjithmonë e më shumë po ndryshon mënyra e organizimit të dasmave dhe ato që janë duke munguar janë rregullat, pasi çiftet bëhen dita ditës e më progresivë. Kjo është diçka e mrekullueshme!

Por gjithsesi ju nuk mund të ndjeheni dhe aq të lirë me paraqitjen tuaj në ceremoninë më të rëndësishme të çiftit që ju ka bërë nderin të jeni pjesë e kasaj mbrëmjeje magjike.

Për të mos stonuar dhe për të mos qënë ‘ai ose ajo’ që do tregoheni me gishte si të veshurit më keq ndiqni 8 nga udhëzimet bazë se çfarë nuk duhet të vishni në një dasme.

Veshjet e bardha

Dihet që e bardha i përket nuses. Mos bëni gabim të vishni të bardha, pasi nuses do t`i duket se po përpiqeni t`i vidhni vëmendjen. Nëse dëshironi të vishni diçka që i afrohet ngjyrës së bardhë, provoni ngjyrat neutrale.

Lërini veshjet e përditshme në shtëpi

Edhe nëse dasma ku do të shkoni është një event i thjesht dhe casual, sërish mbetet dasmë, kështu që nuk duhet ta nënvlerësoni veshjen. Nëse dëshironi të jeni komode, zgjidhni një veshje me material të rehatshëm dhe të butë.

Xhinse = JO

Xhinset janë veshje të përditshëmrisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund t`i vishni në një dasmë. Pastaj, pse t`i vishni në dasmë kur mund t`i vishni çdo ditë tjetër?

Thuajuni ‘mirupafshim’ pantallonave treçerekëshe ose të shkurtra

Kjo vlen kryesisht për meshkujt, por edhe vajzat nuk bëjnë përjashtim. Mund të jetë shumë nxehtë atë ditë, por bëni si të bëni dhe vishni një palë pantallona serioze dhe mbi të gjitha – të gjata.

Mbulojini shpatullat nëse jua kërkon vendi

Nëse dasma mbahet në kishë apo në një institucion që ka një kod veshjeje, atëherë merrni një shall për të mbuluar shpatullat.

Mundohuni të mos vishni pantallona

Nëse dëshironi të dukeni casual dhe nuk dëshironi të hiqni dorë nga pantallonat, atëherë zgjidhni një kostum.

Mos e teproni me veshjen

Thamë që veshjet e përditshme t`i lëmë në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që mund të shkoni në dasmë me fustan balloje.

Mos tregoni më shumë nga sa duhet

Kini kujdes nga fustanet shumë të hapur dhe që tregojnë më shumë nga sa duhet, pasi nuk janë aspak të përshtatshëm për në dasmë. /Cosmopolitan/
Shtuar më 25/05/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori