“Në 30 vite si trajner vetëm dy lojtarë u treguan të sinqertë”, Ancelotti zbulon yjet që i kërkuan mos të aktivizoheshin për shkak të lodhjes

Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së radhës në La Liga përballe Getafes në transfertë, ndau një histori shumë interesante.

Vitet e fundit me shtimin e kompeticioneve, lojtarët po marim shumë minuta në këmbë, e për rjedhojë po dëmtohen me shpesh.

Kujtojmë që shumë yje futbolli  kanë akuzuar FIFA-n dhe UEFA-n se po i përdorin lojtarët për fitime, pasi sipas tyre një gjë e tillë nuk është normale.

Tekniku i Real Madridit u pyet nëse ndjen frikë se disa prej lojtarëve që ai ka në skuadër me Kupën e Botës pak ditë larg nuk e kanë mendjen dhe nuk duan të luajnë ndeshjet e radhës në kampionat  për t’iu shmangur dëmtimeve?

“I njoh lojtarët e mi dhe nuk jam i shqetësuar. Do të duhet t’i vlerësojmë mirë këto shpërndarjet e pushimit”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Por, ajo që ndodh në të vërtetë është se lojtarët e lodhur zakonisht gënjejnë për t’ju thënë të kundërtën, se ata janë mirë”.

“Kjo mund të shkaktojë një lëndim, kështu që unë do të preferoja që lojtarët e mi të më thonë nëse janë të lodhur dhe nuk janë 100 për qind”.

“Por, kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 30 vitet e mia si trajner”.

“Një herë ishte me Pepen për një finale të Ligës së Kampionëve dhe tjetra ishte me Clarence Seedorf në një ndeshje lige”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /albeu.com