Yuri Kim bën lëvizjen e papritur pas marrëveshjes: Fton në takim deputetët e “përjashtuar”

Mbrëmjen e djeshme u nënshkrua marrëveshja mes paleve politike në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Dhe pse me mungesa, palët u shprehët dakord për marrëveshjen ndërkohë më “krenarë” u ndjenë ndërkomëbëtarët të cilët morën pjesë në diskutimet mes palëve.

Sot, ku opozita parlamentare duket se nuk ka ndërmend të votojë këtë marrëveshje në Kuvend, Yuri Kim ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Mësohet se Ambasada Amerikane ka thirrur në një takim opozitën parlamentare.

Takimi do të mbahet rreth orës 10:00 në ambientet e rezidencës amerikane, dhe duket se do të synojë bindjen e deputetëve që të japin votën e tyre në Kuvend, për marrëveshjen që u arrit dje. /albeu.com/


Shtuar 6.06.2020 07:18