Fermerja: Burri me thotë merri edhe 200 dhitë me vete që të bësh pushime

Fermerja Rigerta Loku është shprehur se ajo e ka të pamundur të bëjë pushime për shkak të punëve në fshat.

Në një intervistë për Euronews Albania, ku foli për pushimet verore, fermerja tha se familja e saj e kanë të pamundur që të bëjnë pushime për shkak të bagëtive.
Loku nënvizoi se dy vajzat po bëjnë pushime me tezen e tyre pasi vetë e kanë të pamundur që t’i shoqërojnë.

Më tej ajo zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti kur bëhet fjalë për pushime.

“Vajzat e mia janë te tezja e po bëjnë pushime se im shoq më thotë se vetëm po more dhe 200 dhitë me vete mund të shkosh të pushosh më shumë se një ditë. Në kohën kur bagëtitë shkojnë në mriz unë shkojë në plazh dhe kjo është e gjitha. Ne ngrihemi shumë herët dhe në momentin që fillon vapa e madhe punët kanë mbaruar. Duke qenë se ne kemi dhe dy vajza të vogla kanë nevojë për të shkuar në plazh”, tha fermerja./albeu.ccom/