Hëna e përgjakur po vjen, çfarë do të sjellë tek ne
Pëlqej
Në 21 janar do të ndodhë eklipsi i Hënës së përgjakur. Ok, por çfarë do të thotë kjo dhe pse ka këtë emër kaq të frikshëm?

Eklipsi do të ndodhë ndërkohë që Dielli është në shenjën e Ujorit ndërsa Hëna në Luan. Në astrologji, eklipset të shtyjnë për të bërë shumë progres në një periudhë të shkurtër kohore duke ju dhënë shumë informacion, projekte dhe lidhje të ndryshme në rrethana të cilat ju nuk i kontrrolloni dot. Kjo periudhë është paksa e vështirë, derisa ju të përshtateni me rrethanat e reja.

Eklipset diellore vijnë përgjithësisht më të lumtura dhe sjellin mundësi të reja, ndërsa ato hënoret janë më emocionale dhe të qeta. Simbolizojnë mbylljen e një cikli apo një formë humbjeje që i lë vendin asaj që vjen pas.

Ky eklips do t’ju kërkojë të reflektoni rreth mënyrës se si lidhjet kanë ndikuar tek ty në 2 vitet e fundit. Ndoshta mund të humbisni edhe njerëz të cilët i mendonit se do t’i kishit gjithnjë aty.

Ka gjithashtu mundësi që dikush t’ju shprehë dashurinë këtë periudhë, ose ju të kuptoni që keni ndjenja për dikë tjetër. Çfarëdo që të ndodhë, t’i nuk do t’i hidhesh menjëherë krahëhapur një lidhjeje të re apo jo?

Hëna e përgjakur po përpiqet të të kujtojë të kuptosh dhe të zotërosh çfarë të bën ty ndryshe nga të tjerët dhe ta manifestosh atë në mënyrën më unike.
Shtuar më 17/01/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori