Kukësi publikon njoftimin e rëndësishëm: Sot prezantohet trajneri i ri

Kukësi vendosi të shkarkojë trajnerin Duro një pas përfundimit të ndeshjes me Teutën ku u ndal në barazim.

Në një njoftim të pak minutave më parë, klubi verilindorë njofton se trajneri i ri do të prezantohet në orën 16:00 nga vetë presidenti i skuadrës.

“Sot do te behet prezantimi i trajnerit te ri! Ne oren 16:00, presidenti Safet Gjici do te beje te ditur emrin e trajnerit qe do te marre drejtimin e skuadres”, shkruan Kukësi.

Të shumtë janë emrat e përfolur, por emri i Skënder Gegës është më i përfoluri.


Shtuar 1.03.2020 09:55