Sazani prej 3 ditësh në flakë, Peleshi jep lajmin e mirë: Neutralizohen 14 vatra (VIDEO)

Sapo kemi hyrën në stinën e verës dhe situata ka nisur të bëhet shqetësuese sa i përket vatrave të zjarrit.

Në ishullin  Sazan prej 3 ditësh flakët kanë pushtuar vendin, ndërsa forcat zjarrëfikëse dhe ushtarake kanë qenë në terren, për të vënë në kontroll flakët.

Pasditen e sotme Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë më dije se është bërë e mundur neutralizimi  i14 vetrave zjarri në Sazan.

Postimi i Peleshi:

Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse.