Hapat për të përgatitur lazanja në kushte shtëpie
Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës italiane, një recetë për lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime.

Përbërësit:

4 lugë vaj ulliri

4 celer

2 karrota

1 qepë

2 thelpinj hudhër

Një tufë rozmarinë

700 gr. Mish të grirë

400 gr. Pure domatesh (2 konzerva)

200 ml supë viçi

Kripë

Piper i bluar

Për salcën beshamel:

1 litër qumësht

2 gjethe dafine

¼ e qepës

Pak arrë moskate

50 gr. Gjalpë

50 gr. Miell

Paketim i pastave për lazanjë

125 gr. Djath mocarela

Parmezan i grimcuar

Piper i zi

2 lugë gjalpë

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 180 gradë.

Për përgatitjen e salcës fillestare ngrohni vajin e ullirit, hidhni celerin e grirë, karrotat dhe qepën. Gatuani rreth 15 minuta derisa masa të zbutet dhe fitojë ngjyrë të artë. Shtoni rozmarinën dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni edhe pak me fërgimin.

Shtoni mishin e bluar deri sa të avullohet tërë uji nga tigani. Lëreni në ngrohje për rreth 45 minuta.

Pasi të largohet sasia e alkoolit nga vera, shtoni supën e viçit dhe purenë e domateve. Lëreni të përgatitet për rreth 2 orë. Shtoni kripë dhe biber sipas nevojës dhe shijes.

Për salcën beshamel, hidhni qumështin në tenxhere, shtoni gjethet dafine, qepën e grirë imët dhe spërkatni pak me arrë moskate. Lëreni që të vlojë.

Në një enë tjetër, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Përzieni mirë rreth 2 minuta. Largoni qumështin nga ngrohja dhe gradualisht shtoni sasinë e miellit me përzierje të vazhdueshme.

Pastën e lazanjave zieni në ujë të kripur për rreth 3 minuta. Në fundin e enës ku do të renditni pastën e lazanjës, hidhni pak salcë beshamel, më pas renditni koret, pastaj parmezan dhe mocarelën e prerë në copa të vogla, shtoni kripë dhe biber e më pas mishin. Përsëritni procedurën deri në përfundim të përbërësve. Në fund, në krye shtoni disa copëza gjalpë dhe piqini në furrë për rreth 30 minuta.
Shtuar më 15/04/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori