Një 18 vjeçare fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pas një operacioni ku zbuluan flokët e saj në stomak. Të tërë flokët e saj kishin krijuar një masë të madhe ku shkonte në 4 kg dhe kjo i shkaktonte asaj probleme sa nuk mund të pinte as ujë.
Mjekët janë shprehur se përpos faktit që e reja
hante flokët e saj, ajo ishte një vajzë normale dhe e shëndetshme. Ayperi Alekseeva nga Kirgiztani kishte vite që
hante majat e flokëve dhe qime të tjera që binin në tapetin e shtëpisë së saj.
Pasi e operuan, mjekët i nxorën një top leshi që peshonte 4 kg. Lidhur me këtë situatë, mjeku Bahadir Bebezov është shprehur: “Prindërit e sollën pasi 18-vjeçarja ankohej për dhimbje të forta
stomaku.
Ishte e keq ushqyer dhe kishte humbur shumë në peshë.
Stomaku i ishte fryrë shumë nga qimet e konsumuara prej vitesh dhe menjëherë sapo e çamë, topi i leshit doli menjëherë”. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014,
ora 14:06