Hani shumë patate? Mësoni efektin që kanë në organizëm
Pëlqej
Në filmin “The Martian”, personazhi i Matt Damon, Mark Watney, mbetë në planetin e kuq me asgjë për të ngrënë, përpos patateve.
Tani, një australian është duke e bërë një dietë të tillë, vullnetarisht. Në një përpjekje për të humbur peshë, Andrew Taylor ka vendosur që të hajë asgjë tjetër përpos patate për një vit.

A do të funksionojë kjo apo ai do të mbetet pa ushqyesit e duhur? Dhe a ka mundur ai të zgjedhë një mënyrë tjetër të të ushqyerit?

Vetëm pas një muaji në këtë dietë, Taylor postoi një fotografi në Facebook të një pjate të mbushur me patate. Ai është duke i shijuar përfitimet e humbjes së peshës (10kg në muajin e parë), me nivele të rritura të energjisë, duke reduktuar shanset e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve tjera kronike.

Por, çfarë do të ndodh në një afat më të gjatë?

Të hash vetëm një ushqim ndoshta nuk të bën dëm në terma afatshkurtër. Megjithatë, nuk ekziston asnjë ushqim që i plotëson të gjitha nevojat ushqyese të njeriut në termat afatgjatë.

Por, patatet duket se janë më të mira se çdo gjë tjetër, pasi që përmbajnë një rang më të gjerë të aminoacideve, vitaminave dhe mineraleve se sa ushqimet e tjera, të tilla si pastat ose orizi. Kështu që, të hash vetëm patate ju do t'ia dilni të humbni peshën që dëshironi, duke e kombinuar dietën tuaj me fruta dhe ujë.

Shtuar më 16/08/2018, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori