Këto janë 3 shenjat më pa fat të marsit

Tashmë po kalon java e parë e marsit dhe ne duam thjesht t’ju themi se nëse gjithçka ju ka shkuar ters ka të bëjë me faktin se ju u përkisni 3 shenjave të mëposhtme të horoskopit.

Akrepi

Përgjegjësitë, diskutimet dhe ankthin që solli Saturni do t’ia kaloni Peshqve më 7 mars. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja personale dhe mendoni me qetësi përpara se të reagoni ndaj situatave të vështira. Duhet të mbani mend se e kaluara mbetet e kaluar dhe të jeni të vetëdijshëm se nuk përjashtohen ndarjet e mundshme, për ata që janë në një lidhje.

Bricjapi

Kujdesi dhe komunikimi i kujdesshëm ju dallon këtë muaj. Me Hënën te Peshqit prireni të vini në dyshim gjithçka, ndaj kushtojini vëmendje botës që ju rrethon dhe tensioneve që do të shpërthejnë. Kujdesuni shumë edhe për shëndetin tuaj, fizik dhe mendor.

Peshku

Muaji i ditëlindjes mund t’ju mbushë me gëzim dhe mirëqenie, por kjo nuk zgjasë përgjithmonë. Marsi është një muaj që do t’ju mësojë shumë gjëra dhe në një mënyrë të vështirë. Kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe, pasi në këtë mënyrë do të shkoni drejt jetës që keni ëndërruar. Nga data 7 mars, Saturni do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut, gjë që do t’ju shkaktojë vështirësi dhe konfuzion në fillim, por sapo të vendoset për mirë do të kuptoni se energjia e tij sjell zhvillime pozitive. Durim, pra, për disa ditë.


Shtuar 7.03.2023 19:50