Imamit Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

Imamit të Xhamisë te ‘Rruga e Kavajës’, Ahmed Kalaja, i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut, me argumentimin se konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.

Ka qenë vetë imami Kalaja i cili ka dhënë lajmin përmes Facebook. Kalaja shkruan se kjo është sovinizëm i pastër.

Ndërkohë që ju ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të reagojnë për këtë skandal.

“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa.

Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë.

Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur.

Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.

Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze.

Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.

Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin.

Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot”, shkruan ai.

 


Shtuar 16.04.2023 23:12