Grimi i duhur me penel të bardhë (FOTO LAJM)

Make up është ai që na shoqëron në përditshmërinë tone ne shpesh nuk e dimë se aleati më i mirë i bukurisë sonë të përditshme është peneli i bardhë . Peneli i bardhë të lejon të trukoheni pak por nxjerr në pah sytë dhe i bën me të shkëlqyeshëm dhe me të mëdhenj.

Ndriçon cepin e brendshëm te syve dhe i jep shkëlqim shikimit duke përmirësuar te gjithë look-un. Penelin e bardhe duhet ta nisni nga cepi ku fillojnë qerpikët duke nënvijëzuar qepallën e sipërme dhe atë te poshtme për një 1 cm gjatësi dhe me pas ta sfumoni.

Në vend qe te aplikoni ne qepallën e poshtme penelin e zi apo te erret provoni te përdorni atë me ngjyre te bardhe ne vijën e brendshme te syrit.

Pak gjurmë të lehta nën vetulla dhe më pas sfumojini kjo do t’u ndihmoje për të ngritur me shumë shikimin duke e bërë atë me të gjallë dhe intensiv.

Do t’u mjaftojë të shtrini dhe të sfumoni mire në të gjithë qepallën më pas lyeni qepallën me një ngjyre kafe të çelur apo një ngjyrë për ti dhënë drite hije syve pa i rënduar.

Një skuqje e vogël ne lëkurë apo një puçërr e vogël mund te fshihen me lehtësi me penelin e bardhe ku me pas te kaloni fondotintet.

Nëse nuk keni kohë për një manikyr në veçanti kaloni penelin e bardhë nën harkun e thonjve dhe me pas aplikoni manikyrin transparent dhe në këtë mënyrë do të keni një french manikyr provizor por të shpejtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori