EMRI/ “Jam dashuruar, ma hapni derën”, dënohet me burgim shqiptari në Britani, përndiqte 11-vjeçaren

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg nga drejtësia britanike, pasi ka përndjekur një 11-vjeçare në Londër.

Sipas medieve britanike, shqiptari Erson Sinaj shkonte vazhdimisht për rreth katër ditë te shtëpia e 11-vjeçares dhe e shqetësonte.

Pavarësisht se policia dhe fqinjët i kërkonin të largohej, ai trokiste vazhdimisht në derë dhe qëndronte jashtë duke i ngulur sytë në dritaren e të mitutës gjatë natës.

Ai thoshte se ishte i dashuruar me 11-vjeçaren, prandaj dhe qendronte poshtë dritares së saj.

Nëna e 11-vjeçares fillimisht besonte se shqiptrai po përpiqej të vidhte shtëpinë, por më pas kuptoi se ai kishte një obsesion shqetësues me vajzën e saj./albeu.com/