"Gjysma tjetër" nuk është aq tërheqëse sa mendoni
Duket se dashuria me të vërtetë është e verbër, kur është fjala për "defekte" fizike.

Hulumtimet sugjerojnë se ne e shohim partnerin/en me syze të lyera me ngjyrë rozë që e anashkalojnë hundën e shtrembër, barkun e madh ose atribute të tjera.

Si rezultat burrat dhe gratë mendojnë se "gjysmat e tyre" janë më tërheqës se sa janë në të vërtetë.

Ky fenomen mund të ndihmojë në shpjegimin e çifteve që fizikisht nuk "përputhen" si çifti i famshëm Beyonce dhe Jay-Z apo Lara Stone dhe David Williams .

Teoria e "iluzionit pozitiv" vjen nga hulumtuesit që i kërkuan 70 çifteve të jepnin një numër për shkallën e tërheqjes së partnerit/es.

Rezultoi se çiftet e shohin gjysmën tjetër si më të pashëm se sa është në të vërtetë. Edhe kur shihnin fotot e partnerëve të tyre nuk kishte ndryshim, përgjigjet ishin të njëjta. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2011, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori