Gjithë gabimet që po bëni me vaginën tuaj
BuzzFeed Health intervistoi dy gjinekologë të certifikuar për të gjitha gabimet që gratë bëjnë rëndom me vaginën e tyre.

Dr. Mary Jane Minkin, profesore klinike e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencës riprodhuese në Yale, si dhe Dr. Sherry Ross, autor i librit, “She-ology: The Definitive Guide to Women’s Intimate Health”, përmendin 16 gabimet kryesore, që duhet të mos i bëjmë më asnjëherë.

1 – Ju përpiqeni të pastroni brenda vaginës, gjatë dushit ose nëpërmjet mjeteve të tjera

Vagina është vetë-pastruese, kështu që përpjekja që ju bëni për ta pastruar ka efektin e kundërt: Ajo “pastron” gjithë bakteret e mira, duke nxitur në rritjen e baktereve të këqija, që iu bëjnë më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

2 – Nuk merrni kohë për të pastruar vulvën, e cila, po, ka nevojë të lahet

Ideja që vagina vetë-pastrohet është pak çorientuese, sepse kur dëgjoni “vaginë”, shumë njerëz priren të mendojnë kjo përfshin gjithçka, por vulva, pra, pjesa e jashtme e organit gjenital ka nevojë për mirëmbajtje.

"Lëkura e vulvës është e ndjeshme dhe ka nevojë për të njëjtën vëmendje higjienike që ne i kushtojmë fytyrës sonë", thotë Ross.

3 – Pastroni me sapun apo larës aromatik

Uji është zakonisht opsioni më i mirë, për këdo që do të ndihet më e freskët, një sapun shumë i butë është në rregull. Problemi është se njerëzit mendojnë se sa më shumë aromë të fortë e të mirë të ketë sapuni, aq më mirë është, por JO.

"Sapunët aromatikë, të deodorizuar ose me ngjyra kanë shumë të ngjarë të irritojnë indin e ndjeshëm të vulvës", thotë Minkin.

Prandaj, kur zgjidhni një sapun për ta përdorur në vulvën tuaj, shkoni te sapunët e thjeshtë, pa aromë, me sasinë më të vogël të përbërësve

4 – Kruarjet

Ka shumë arsye që vulva juaj mund të kruhet, si një larje me aromatik, fakti që keni kryer marrëdhënie kohët e fundit, një thatësi në vaginë apo diçka tjetër, por, është e rëndësishme të dini se nëse keni kruarje, duhet të zbuloni rrënjën e problemit dhe ta rregulloni atë, pasi në të kundërt, më shumë kruarje, do të irritojnë dhe përkeqësojnë gjendjen e organit tuaj gjenital.

5 – I mbani në trup rrobat e djersitura

Infeksionet vaginale kanë më shumë gjasa të lulëzojnë në “mjedise” të ngrohta dhe me lagështi, prandaj kur mbaroni palestrën, hiqni sa më shpejt rrobat e djersitura.

6 – Vetë-diagnostifikoheni dhe vetë-trajtoheni

Në temën e infeksioneve, një nga gabimet më të shpeshta është që gratë përpiqen të gjejnë vetë zgjidhje dhe të përdorin ilaçe, pa rekomandimin e një mjeku.

Në rregull, ju ndoshta e bëni njëherë këtë dhe rezultati është i kënaqshëm, por nëse i njëjti problem shfaqet e rishfaqet vazhdimisht, nuk mendoni se është koha për një vizitë me gjinekologun?

7 – Nuk dini të fshiheni si duhet, ose përdorni letër të keqe higjenike

Përdorni një letër higjenike që nuk ju shkakton acarime. Zgjidhni diçka të butë dhe pa aromë dhe pastroni në drejtimin lart-poshtë.

8 – Nuk merrni kohë për “foreplay” përpara se të kryeni marrëdhënie

Pra, ju nuk jeni të lubrifikuar sa duhet për penetrim. Një vaginë e thatë gjatë seksit = e pakënaqur, e pakëndshme. Për më tepër, me inde të dëmtuara.

"Lubrifikimi në një vaginë është analoge me ereksionin në një penis", thotë Minkin.

9 – Nuk përdorni lloj e duhur të lubrifikuesit, kur keni nevojë për të.

Nuk ka asgjë të keqe me përdorimin e lubrifikuesit, por sigurohuni të përdorni lubrifikantët që ju përshtaten. Eksperimentoni me disa, derisa të gjeni të duhurin.

10 – Nuk bëni “Kegels”

Kegels janë ushtrime që forcojnë zonën e poshtme të legenit, domethënë muskujt që mbështesin fshikëzën, mitrën dhe zorrët tuaja.

11 – Nuk testoheni sa duhet

Vagina juaj nuk do t’ju tregojë gjithmonë, kur diçka s’është në rregull. Bërja e një testi për sëmundje seksualisht të transmetueshme pas çdo partneri është e rëndësishme. Ndonjëherë simptomat janë konfuze, ose nuk ka fare.

12 – Nuk ndërroni brisqet e depilimit

Nëse kjo është mënyra me të cilën depiloheni, sigurohuni ta ndërroni briskun e depilimit çdo dy javë ose më shpesh, përndryshe, do të irritoni vulvën tuaj.

13 – Nuk bëni depilimin e duhur me dyll

Sigurohuni t’ja lini depilimin një profesionisti. Evitoni veshjet e gjera dhe shmangni marrëdhëniet seksuale për 24 orë pa depilimit me dyll.

14 – Nuk i bëni mjaftueshëm pyetje gjinekologut tuaj

Shumë gra nuk arrijnë të tregohen plotësisht të hapur apo të flasin për çdo problematikë me gjinekologun e tyre, sepse ndihen në siklet. JU DUHET TË BËNI ÇDO PYETJE QË KENI!

“Nuk ka asgjë që gjinekologët nuk e kanë dëgjuar. Mos kini turp dhe mos u shqetësoni për këtë”, shpreher Dr. Ross.

15 – Mendoni se vulva juaj duhe të ketë një formë të caktuar

Një nga gjërat më të këqija që njerëzit bëjnë është të krahasojnë vulvën apo vaginën e tyre.

“Vulvat vijnë në gjitha madhësitë dhe format dhe ato janë të gjitha normale”, thotë Minkin. Prandaj duajeni veten, ashtu siç jeni!
Shtuar më 23/10/2020, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori