Rusia vendos raketat bërthamore në Bjellorusi, caktohet data

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet në Sochi, ku dhe u takua me homologun dhe aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Pas takimit mes tyre, Putin tha se Rusia do të fillojë të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi nga 7 ose 8 korrik.

“Gjithçka po shkon sipas planit, gjithçka është e qëndrueshme”, tha ai.

Kujtojmë se dy liderët kanë rënë dakord më parë për një marrëveshje që Bjellorusia të presë raketa bërthamore me rreze të shkurtër veprimi me bazë tokësore, ku ata do të mbeten nën komandën ruse./albeu.com