Kapet “skifteri” shqiptar në Greqi, kreu 9 grabitje brenda katër muajve

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi rezulton të jetë autor i nëntë grabitjeve.

Siç raportojnë mediet greke, emigrant shqiptar ka grabitur në total 9 makina brenda katër muajve.

Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.

Policia i sekuestroi autorit një kapuç, doreza dhe një elektrik dore, me të cilat haote makinat për të kryer më pas vjedhjet.

Arrestimi i tij është bërë mëngjeisn e sotëm në zonën e Agios Nikolaos./albeu.com/