Rrëfehet Ermal Mamaqi: Njerëzit e famshëm nuk ishin siç i mendoja

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të folur për serialin e parë që do të sjellë shumë shpejt në një televizion shqiptar që titullohet H.O.T (Humans of Tirana).

Duke qenë se seriali do të përmbajë histori që ndodhin në Tiranë, Jonida Shehu e ka pyetur Mamaqin nëse ka patur ndonjë ëndërr që pikërisht Tirana ia ka thyer.

Ermali ka treguar se më herët dëshironte që ai të bëhej i famshëm dhe i mendonte shumë ndryshe njerëzit e famshëm, por nuk rezultoi kështu sipas tij kur i njohu nga afër.

“Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të behsha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, është shprehur Ermal Mamaqi.

Seriali H.O.T do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.


Shtuar 31.05.2021 21:31