Gjëndje të fikti, shkaqet dhe parandalimi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit. Te fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.

Nëse të fikët ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme. Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast.

Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit. Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak. Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë ç"rregullim. Në favor të këtij mekanizmi (të ngacmimit të mbaresave të fijeve nervore në gurmaz, në mushkëri, në fshikëz të urinës, në fundzorrën e trashë etj.) është rënia e të fikëtit gjatë gëlltitjes, gjatë jashtëqitjes së ujit të hollë apo të trashë, gjatë kollitjes etj.

Si mund të parandalohet të fikëtit?

Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes, çdo 6 muaj, pa patur shqetësime, është masa më e mirë parandaluese për sëmundjet dhe ruajtjen e shëndetit normal. Ngrënia e ushqimit me orar të rregullt dhe në sasinë e nevojshme të përbërësve, zbatimi i regjimit ditor, shmangja e abuzimeve, largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive të mjekut, janë disa nga masat më të rëndësishme.

Puna fizike dhe lëvizja me këmbë, marrja me sport, me not etj., e bëjnë jetën më cilësore dhe më të gjatë, kur kryhen rregullisht të shoqëruara me ushqimin, higjienën trupore dhe regjimin e përshtatur. Dieta e pasur në lëngje dhe bulmet ka efekt parandalues te të fikëtit. Mjekimi korrekt shkakësor është më i dobishëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2012, ora 10:15
majlinda sotiri
e Martë 19 Shkurt 2013, Ora 19:38
prsh jam nje zonje 28 vjet dhe prej 3 vjetesh vuaj nga marje mendsh dhe me shtohen cdo dite e me shume nga ndo njehere me vjen e gjendje te fikti kto 2 dite me eshte shtuar me shume pasi kam shkuar te dr i veshit te mesem dhe me ka dhene disa mjekime por ato me ben te ndiem me keq. Kam shkuar dhe tek shume dr te tjere po nuk me gjejne asgje,ju lutem ku duhet te drejtohem se po behem xdo dite e me keq. Ju lutem shume per nje pergjigje sa me te shpejte.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian