Gjendet mënyra e shërimit të hemoragjisë cerebrale?!
Pëlqej
Hemoragjia cerebrale
Për herë të parë në historinë e mjekësisë, një pacienti që ka përjetuar gjakderdhje në tru (hemoragjia cerebrale) i janë injektuar qelizat amë direkt në pjesët e dëmtuara të trurit. Kësisoj është vepruar për tu nxitur përtëritja e qelizave nervore të vdekura të pacientit. Pacienti e ka marrë terapinë gjatë vikendit, kurse në ndërkohë është lëshuar në shtëpi dhe ndjehet mirë.

Ky sukses i madh iu ka shkuar ndoresh mjekëve të spitalit "General Hospital" në Glasgow. Gjatë vitit të ardhshëm edhe 12 pacientë do të përfshihen në eksperiment të tillë. Ata do të marrin gradualisht doza që do të rriten pastaj në mënyrë progresive, kurse mjekët në ndërkohë do të përcjellin se a kanë filluar qelizat amë të punojnë në "riparimin" e qelizave të trurit dhe a ka përmirësime të gjendjes së përgjithshme të pacientit.
Shtuar më 18/11/2010, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori