Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, një viktimë e disa të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga ku si pasojë ka humbur jetën një 73-vjeçare.

Burimë bëjnë me dije se janë plagosur dhe 3 persona të tjerë.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga ndërsa policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 22.05.2022 20:44