Gjakrrjedhje nga hunda, kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Në shumicën e rasteve gjakrrjedhja nga hunda nuk është serioze dhe mund të ndalet vetë ose me disa trajtime të thjeshta.

Megjithatë, duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni gjakrrjedhje nga hunda:

Pas një lëndimi, si aksidenti me makinë për shembull

Del një sasi gjaku shumë më i madh seç e prisnit

Ndërhyn në frymëmarrje

Zgjat më shumë se 30 minuta, edhe pse keni vënë kompresa

Ndodh tek fëmijët nën moshën 2 vjeç

Flisni me mjekun nëse keni gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda, edhe nëse e ndaloni lehtësisht. Është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i kësaj gjakrrjedhje të shpeshtë.

Disa nga trajtimet që mund t’i bëni vetë për ndalimin e gjakrrjedhjes me raste nga hunda janë:

Shtrihuni dhe mbani kokën drejtë. Ky pozicion ndihmon që të ulet presioni i gjakut në venat e hundës, kështu nuk do të kenigjakrrjedhje. Ndërsa qëndrimi drejtë ndihmon që tëmos gëlltisni gjak, që mund të irritojë stomaku.

Mbyllni hundën. Përdorni gishtin e madh dhe tregues për të mbyllur dy vrimat e hundës, edhe nëse del gjak vetëm në njërën prej tyre. Merrni frymë me gojë. Bëni këtë veprim për 5-10 minuta.

Përsëriteni. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon, i përsërisni këto hapa për rrath 15 minuta. Pasi ka ndaluar gjakrrjedhja, që të mos përsëritet më, mos e pickoni hundën dhe mos u përkulni për disa orë. Mbani kokën më lartë se niveli i zemrës.
Shtuar më 26/05/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori